Frenkie de Jong bëri rikthimin e tij të shumëpritur për Barcelonën në fitoren 5-0 kundër Young Boys në Ligën e Kampionëve të martën mbrëma.
Pas më shumë se pesë muajsh jashtë fushave të blerta për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, ai doli nga pankina në një ovacion të fortë nga tifozët e Barçës.
Mesfushori holandez zëvendësoi Lamine Yamal në pjesën e dytë, duke shënuar paraqitjen e tij të parë që nga rikuperimi nga lëndimi.
Rikthimi i tij u prit me emocione, pasi Barcelona siguroi me lehtësi fitore ndaj Young Boys Bern. Duke folur pas ndeshjes, de Jong shprehu mirënjohjen e tij për tifozët për pritjen e tyre të ngrohtë.
“Është ndjenja më e mirë të rikthehem në fushë. Dua të falënderoj tifozët për duartrokitjet e tyre. Ndihet shumë mirë. Nuk e prisja. jam shumë i lumtur”, deklaroi De Jong.
Në fakt De Jong qëndroi jashtë fushave të blerta për 163 ditë, derisa rikthimit të tij i janë gëzuar të gjithë në kampin katalunas. /Telegrafi/