Vllaznia dhe Teuta u perballen pasditen e djeshme ne nje ndeshje miqesore ne stadiumin “Loro Boriçi”, e cila u mbyll me rezultatin e barabarte 3-3. Ne fund te saj, dy trajneret Brdariç dhe Martini jane pershendetur ne menyre shume miqesore me njeri- tjetrin.

I pyetur ne lidhje me keto raporte me teknikun gjermano- kroati, shkodrani i pankines durrsake i eshte pergjigjur me nje batute shume te bukur teksa eshte shprehur: “Me bahet qejfi se kur vjen Brdariç, gjithmone dal perpara tij ne kampionat”.

Nderkohe duke folur me situaten aktuale dhe pretendimet qe do te kete Teuta ne sezonin e ri, Edi Martini eshte pergjigjur: “Mendoj se kam ne dispozicion nje skuader me te kompletuar se ajo e sezonit te kaluar. Me ate qe pata vjet dhe vetem per nje gol nuk ia dolem te shkojme ne Kupat e Europes.

Rrjedhimisht ne sezonin e ri objektivi yne kryesor eshte te renditemi ne nje nga kater vendet e para te renditjes dhe me pas te shohim se çfare do te ndodhe me pas”.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: