Pas portieres Dayane, Vllaznia e femrave ka bere nje tjeter goditje ne limitet e merkatos duke afruar edhe nje tjeter futbolliste braziliane. Kete here behet fjale per nje mbrojtese me pervoje. Ajo eshte Thauana Fernandes Modesto e cila ka mberritur tashme ne Shkoder dhe ka nisur stervitjen me ekipin.

Lojtarja ne fjale ka luajtur vetem ne Brazil gjate karrieres se saj dhe kohet e fundit ka qene pjese e skuadres OPERÁRIO FUTEBOL CLUB. Ajo eshte 26 vjeçe dhe pritet te jete nje perforcim i rendesishem per mbrojtjen kuqeblu.

Merkatoja e futbollit te femrave eshte mbyllur me 30 shtator dhe ne kete menyre ekipi shkodran ka bere realitet edhe nje tjeter perforcim. Presidenti Lazer Matija deshiron qe ekipi te jete i kompletuar ne çdo repart sepse objektivi i tij i vetem eshte fitorja e titullit kampion te rradhes, qe do te jete i 12-ti per Vllaznine.

Ajo e ka nisur mbare kampionatin duke e fituar ndeshjen e pare te tij ne transferte ndaj Egnatias me rezultatin e thelle 14-0. Kete fundjave nderkohe do te luaje ndeshjen e dyte teksa do te prese ne Shkoder ekipin e Kinostudios./www.shkodrasport.com/