Vllaznia e ka lënë pas ndeshjen me Bylisin dhe nga nesër do të fokusohet tek takimi i rradhës, ai që do të luajën ditën e shtunë në ora 19:00 në Elbasan ndaj ekipit të Dinamos. Skuadra ka qenë pushim ditën e sotme dhe lojtarët kanë patur mundësi të rikuperojnë energjitë humbura në sfidën e kaluar.
Vendi i parë në renditje sigurisht që ua shton edhe më shumë përgjegjësinë pjestarëve të skuadrës shkodrane për të vijuar serinë e rezultateve positive dhe pse jo, të mos rregjistrojnë edhe fitoren e katërt rradhazi.
Atmosfera në kampin kuqeblu duket shumë positive dhe kjo ka bërë që gjithçka të jetë ashtu si duhet në funksionimin e skuadrës. Presidenti Xhaferi dhe gjithë drejtuesit e tjerë të klubit janë duke i qëndruar pranë futbollistëve dhe stafit Teknik duke kërkuar njëkohësisht prej tyre që të ruajnë këtë ritëm.
Kalendari i ndeshjeve të ardhshme është i vështirë sepse do të luhet tre sfida rradhazi jashtë dhe natyrisht që kjo e vë në diskutim deri diku edhe mbajtjen e vendit të parë pas përfundimit të fazës së parë të kampionatit, por në fakt Vllaznia ka treguar se di të fitojë dhe jashtë Shkodre teksa e ka bërë këtë gjë si ndaj Partizanit ashtu dhe ndaj Teutës. Prandaj të njëjtën gjë do të tentojë të bëjë edhe të shtunën ndaj Dinamos në Elbasan./www.shkodrasport.com/