Vllaznia U19 vijon ecurine e mire ne pjesmarrjen e saj ne turneun prestigjioz “Eagle Cup” qe po zhvillohet ne vendin tone. Pasditen e sotme ajo ka arritur te fitoje ne çerekfinale ndaj ekipit te Vores me rezultatin e paster 3-0.

Protagonisti kryesor i ketij suksesi ka qene sulmuesi Xhesild Kapllanaj i cili ka shenuar dy gola duke i dhene nje ndihme te madhe ne kete triumf ekipit te tij. Goli tjeter eshte shenuar nga Xhoel Hajdari qe ka kompletuar fitoren e kuqebluve.

Ne kete menyre me kete fitore, Vllaznia U19 shkon edhe me tej dhe tashme e sheh veten ne gjysmefinale te ketij kompeticioni. Kundershtari i ardhshem per te do te jete fituesi i çiftit Partizani- Atalanta.

Djemte e drejtuar nga trajneri Plori padyshim qe do te kerkojne te avancojne sa me shume dhe pse jo, te shpresojne shume per ta fituar kete turne qe eshte ekskluzitet i prestigjiozit “Viareggio Cup”.