Kombetarja shqiptare dhe starti i mbare i saj ne ndeshjet e “UEFA Nations League” kane qene teme diskutimesh ne te gjitha studiot televizive mbremjen e se dieles. Keshtu ka ndodhur edhe ne “Studio Sport”, emision i moderuar nga Vilma Masha.
I ftuar në studio ka qene gazetari sportiv Lirim Zalla theksoi se pavarësisht fitores një problem i madh te kombëtarja shqiptare mbetet numri i paktë i zëvendësimeve.
Siaps tij është i domosdoshëm që Silvinjo të gjejë guximin dhe të bëjë më shumë zëvendësime gjatë lojës, ndërsa me humor shtoi se braziliani ka nevojë të “yshtet”.
“Ai është pragmatist, mendon më shumë për veten e tij se sa për ne. Edhe në Europian kam thënë të kërkojmë një vend të shenjtë për Silvinjon që ta yshtim që të bëjë më shumë zëvendësime. Unë e kam gjetur vendin e shenjtë, por s’po gjej Silvinjon. Ai nuk ka qenë kurrë trajner, me ne po rritet. Historia është që ky është pragmatist më shumë për veten e vet. Pas 15 vitesh këta që janë 15-vjeç do të rriten dhe do të shohin rezultatet dhe do të habiten”, tha Zalla.