Kevin De Bruyne është lojtari më i ri i Napolit, pasi ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me kampionët në fuqi të Serie A, me opsion për zgjatje edhe për një sezon tjetër.
Transferimi i legjendës së Manchester Cityt u bë zyrtar të enjten, kur Napoli e konfirmoi me entuziazëm nënshkrimin përmes postimeve në rrjetet sociale: “Mbreti Kev është këtu”.
Ylli belg zbarkoi në Romë në orët e para të mëngjesit për të kryer ekzaminimet mjekësore në Villa Stuart, të rrethuar nga dhjetëra tifozë entuziastë.
Pas kalimit me sukses të kontrolleve, De Bruyne u drejtua për në selinë e Film Auro, ku u takua me presidentin Aurelio De Laurentiis dhe nënshkroi kontratën e re.
Mesfushori 33-vjeçar ishte lojtar i lirë, pasi kontrata me Manchester City skadonte në fund të qershorit. Ai largohet nga “Etihad” pas një dekade të lavdishme, me 108 gola dhe 422 paraqitje në të gjitha garat, duke fituar 6 tituj të Ligës Premier , një Ligë të Kampionëve dhe shumë trofe të tjerë nën drejtimin e Pep Guardiolës. /Telegrafi/