Klubi i Pogradecit ka zyrtarizuar sot goditjen e bujshme të merkatos së janarit, duke rikthyer në radhët e kësaj skuadre, mbrojtësin Vangjel Zguro.

Futbollisti pogradecar, kthehet në radhët e “liqenorëve” 8 vite pas largimit të tij, me karrierën që e ka çuar në klubet elitare në Shqipëri në këto vite, por edhe në eksperienca jashtë saj si në USL në SHBA, apo në kampionatin maqedonas me Strugën.

“Vangjel Zguro, 31 vjeç, mbrojtës i majtë, është pjesëtari më i ri i KF Pogradeci.

Mirë se erdhe dhe suksese!”, shkruhej në njoftimin e klubit në rrjete sociale duke zyrtarizuar transferimin e lojtarit i cili në pjesën e parë të sezonit ishte pjesë e Partizanit.