Pas suksesit në kampionatin e grupmoshës U16, atletët e Vllaznisë kanë arritur të shpallen kampione edhe me grupmoshën U18. Garat e këtij kampionati u zhvilluan ditën e djeshme në pistën e stadiumit “Loro Boriçi” të Shkodrës dhe u dominuan nga sportistët e ekipit të Vllaznisë të cilët kanë zënë disa vende të para në disiplina të ndryshme.
Keshtu ne 110 m/p i pari eshte renditur shkodrani Andrea Nenshati qe kesisoj eshte shpallur kampion i kesaj disipline per kete disipline. Nderkohe atleti Arijon Alibali eshte shpallur kampion ne 100 dhe 200 metra. Sukseset kane vazhduar me sportistin Dejan Balla qe ka zene vendin e pare ne garen e 400 metrave.
Ne garen e 400 metrave me pengesa ne vend te pare eshte renditur atleti Ergi Dallnesi, ndersa Mario Cepi ka zene dy vende te para ne garat e kercimit se gjati dhe ne trehapesh. Sakaq, nje tjeter sukses ka arritur atleti Andrea Nenshati duke u shpallur kampion edhe ne kercim se larti. Edhe ne stafetat 4×100 dhe 4×400 metra, ekipi i Vllaznise per djem eshte shpallur kampion i Shqiperise.
Megjithate ka patur edhe vende te dyta dhe te treta nga atletet shkodrane. Keshtu Egli Dallnesi eshte renditur i dyti ne 110 m/p, Sulejman Taka i dyti ne kercim se larti, Dijan Balla i treti ne 200 m, Enes Koçi i treti ne 100 m dhe Idlir Hoxha i treti ne 400 metra.
Sa i takon garave te vajzave, Roah Bashli eshte renditur e dyta ne 400 metra, Elois Heta e dyta ne kercim se gjati dhe Roah Bashli e treta ne kete disipline sportive.
Me keto rezultate Vllaznia per djem eshte shpallur kampione e Shqiperise per grupmoshen U18. Nje tjeter sukses ky i te gjithe sportisteve dhe po ashtu i trajnereve Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorian Tafa dhe Jetmir Jahaj. Ata tashme po pergatiten per kampionatet U20 dhe ate te te rriturve te cilet do te zhvillohen ne Elbasan dhe ku padyshim qe ekipi shkodran do te synoje titujt kampione te rradhes.(www.shkodrasport.com)