HomeKRYESOREArmando Broja sërish as në stol, trajneri i Bërnlit: Nuk dua të...

Armando Broja sërish as në stol, trajneri i Bërnlit: Nuk dua të rrezikoj asgjë

Bërnli mposhti dje Sandërlendin në sfidën e vlefshme për javën e dytë të Premier Ligë. Trajneri Skot Parker komentoi sërish mungesën e Armando Brojës, ndërsa i gëzohej fitores 2 me 0.

Broja për herë të dytë nuk ishte i gatshëm në stol. Shkak mbetet akoma forma e tij fizike, ndërsa nuk vuan nga dëmtim.

“Nuk është larg, nuk është larg aspak. Ai thjesht është ndoshta pak mbrapa. Siç thashë, nuk dua të rrezikoj asgjë, apo të marr një rrezik të madh përsipër me Brojën.

Atij i nevojitet vetëm pak më tepër punë. Shpresojmë se do fillojmë ta integrojmë, ndoshta të martën dhe pastaj mund të fillojmë ta shikojmë”, u shpreh trajneri i Bërnlit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments