Ka perfunduar sot kursi i rradhes per skaut te futbollit, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit. Pjese e tij kane qene edhe 4 shkodrane te cilet jane diplomuar edhe me certifikaten perkatese nga institucioni i futbollit.

Behet fjale per Edmond Doçin, Alsid Tafilin, Syrgen Cani dhe Mirsad Lami. Ata kane ndjekur rregullisht kete kurs qe nga muaji mars kur kane nisur dhe tashme gezojne nje status te ri ne fushen e futbollit.

Ky kurs u zhvillohua i ndarë në katër periudha dhe në përfundim, kursantët u pajisen me njohuritë e nevojshme për stërvitje dhe përgatitje, për t’i ndihmuar ata të zhvillojnë aktivitete në lidhje me vëzhgimin, analizën, vlerësimin dhe skautimin e lojtarëve dhe ekipeve.

Diplomimi i ketyre 4 shkodraneve si skaut, padyshim qe eshte nje lajm i mire sepse njohurite e marra prej tyre do t’i vene ne sherbim te futbollisteve shkodrane dhe jo vetem.(www.shkodrasport.com)