HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREDy shkodranë në 10 futbollistët më të shtrenjtë të Kategorisë Superiore

Dy shkodranë në 10 futbollistët më të shtrenjtë të Kategorisë Superiore

Koronavirusi po pasohet si asnjëherë më parë nga një krizë e mirëfilltë globale ekonomike dhe futbolli nuk do të përjashtohet nga ajo, duke u ridimensionuar ndjeshëm në realitetin e ri që është krijuar si pasojë e pandemisë.

Vlerat e futbollistëve në të gjithë botën janë ulur e kështu edhe të lojtarëve që militojnë në Kategorinë Superiore, ku thuajse të gjithë kanë pësuar një rënie mes 10%-20% të vlerës së tyre.

Kështu, në përditësimin e fundit të “Transfermarkt” si pasojë e krizës, ka pasur një rënie të vlerave të të gjithë futbollistëve dhe ka pasur ndryshim edhe në renditjen e atyre që janë lojtarët më të vlefshëm të Superiore. Kështu, në vendin e parë tani është ngjitur talenti i Teutës dhe kombëtares Shpresa, Sherif Kallaku, i cili vlen 500 mijë euro dhe është i vetmi futbollist që arrin gjysmë milioni euro.

Ai ndiqet nga një treshe lojtarësh, me Vasil Shkurtajn, Kristal Abazjan e Lorenc Trashin që ndajnë të gjithë të njëjtën vlerë të merkatos, 450 mijë euro, për kartonët e tyre. Më pas janë dyshja e Partizanit, Mala-Bardhi, që vlerësohen të dy nga 425 mijë euro e më tej Nuabueze (400 mijë), Kordeiro (357 mijë) e Gavazaj (350 mijë).

Bie në sy se si tashmë vendin e 10 në renditje e ndajnë 5 futbollistë njëkohësisht: Hasani, Çinari, Belica, Bregu dhe Rroca, të cilët vlejnë të gjithë nga 325 mijë euro sipas këtij portali të njohur për caktimin e vlerave të tregut të futbollistëve. /vipsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments