...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREQëndrim Ismajli, Shkëmbi ka një titullar plus te Tirana

Qëndrim Ismajli, Shkëmbi ka një titullar plus te Tirana

Bledi Shkëmbi modifikoi disi formacionin përballë Torpedos, kjo për shkak se mbrojtësi Qëndrim Ismajli nuk u lejua të futej në shtetin gjeorgjian për shkak se këta të fundit nuk e njohin Kosovën si shtet.

Megjithatë, klubi bardheblu është ankuar në UEFA, por më e rëndësishmja është që në ndeshjen e kthimit nuk do të ketë problem për Ismajlin që do të jetë i gatshëm për Tiranën.

Anësori i majtë shihej titullar nga Shkëmbi dhe me shumë mundësi të enjten tjetër do të hidhet nga minuta e parë në krah, teksa Florian Përgjoni pritet të spostohet në qendër të mbrojtjes, bashkë me Micin dhe Kolën, gjithmonë nëse do të luhet me tri qendra mbrapa.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.