HomeKRYESORENico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për...

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams do të largohet nga Athletic Bilbao, por vetëm për klubin e ëndrrave të tij. Sulmuesi spanjoll ishte sensacion i Euro 2024 ku fitoi edhe trofeun me një gol të shënuar në finalen e madhe.

Megjithatë ai nuk dëshiron të transferohet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier. 22-vjeçari ka refuzuar katër oferta të rëndësishme nga Anglia pasi dëshira e tij është të mbetet në La Liga.

Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Aston Villa ishin skuadrat që kanë shprehur gatishmërinë ta paguajnë klauzolën e lojtarit, por ai ka refuzuar transferimin në Ligën Premier.

Nico, është i gatshëm të largohet nga Athletic Bilbao, vetëm për një aventurë te Barcelona, skuadër në të cilën do të bashkohej me mikun e tij të ngushtë, Lamine Yamal. Bilbao tanimë është njoftuar nga lojtari për vendimin e tij, dhe po pret Barcelonën për ta paguar klauzolën e Nicos. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments