HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMesfushori shkodran Sebastian Spahiu vazhdon të 'injorohet' nga trajneri Tetova

Mesfushori shkodran Sebastian Spahiu vazhdon të ‘injorohet’ nga trajneri Tetova

Sebastjan Spahiu është një prej surprizave aktuale tek Egnatia. Mesfushori me tipare sulmuese nuk mori asnjë minutë në ndeshjet e Champions League.

Egnatia u eleminua, ndërsa trajneri Edlir Tetova deklaroi pas ndeshjes se nuk luan për shkak merite. Dhe pse asistoi golin që shpalli Egnatian kampion kundër Partizanit, Spahiu nuk shihet i vlefshëm për Egnatian aktuale.

Rrogozhinasit u eleminuan në mënyrën më të hidhur nga Champions League. Ishin penalltitë që vendosën kualifikimin e Borac Banja Luka.

24-vjeçari u afrua te Egnatia 1 vit më parë, pasi kishte mbyllur aventurën me Laçin. E ardhmja e tij mbetet me pikëpyetje, pasi Spahiu kërkon minuta./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments