HomeKRYESOREZYRTARE/ Keidi Bare prezantohet tek ekipi i ri. Do të luajë sërish...

ZYRTARE/ Keidi Bare prezantohet tek ekipi i ri. Do të luajë sërish në La Liga

Keidi Barë është lojtari më i ri i Real Zaragoza. Mesfushorit të Kombëtares i përfundoi kontrata me Espanyol dhe palët zgjodhën të mos zgjasnin bashkëpunimin.

Në këtë mënyrë, Bare vendosi që të vazhdonte karrierën e tij po në Spanjë, me Real Zaragoza. Kujtojmë që këta të fundit janë pjesë e La Liga 2 dhe e shohin Baren si përforcimin ideal për objektivin e rikthimit në elitë.

“Real Zaragoza siguron shërbimet e një mesfushori me shumë përvojë, i cili do të kontribuojë me dozën e tij të talentit dhe punës për të ndihmuar objektivat e Zaragozës”, shkruan klubi spanjoll për 26 vjeçarin fierak.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments