HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREPritet të firmosë me Flamurtarin, Dejvi Bregu stërvitet në Vlorë

Pritet të firmosë me Flamurtarin, Dejvi Bregu stërvitet në Vlorë

Talenti vlonjat, Dejvi Bregu, ndodhet në Vlorë këto ditë dhe me sa duket do të finalizojë marrëveshjen me Flamurtarin. Për të fituar shërbimet e mesfushorit, është hedhur në sulm vetë administratori Sinan Idrizi.

Bregu është duke u stërvitur në fushën e Labërisë me trajnerin Arlind Rustemi. “Panorama Sport”, ka siguruar foto nga stërvitja e Bregut në Nartë. Vlonjatët kërkojnë ta rikthejnë pas gati 10 vitesh produktin e akademisë, Dejvi Bregun.

Talenti vlonjat, Dejvi Bregu, ndodhet në Vlorë këto ditë dhe me sa duket do të finalizojë marrëveshjen me Flamurtarin. Për të fituar shërbimet e mesfushorit, është hedhur në sulm vetë administratori Sinan Idrizi. Bregu është duke u stërvitur në fushën e Labërisë me trajnerin Arlind Rustemi. “Panorama Sport”, ka siguruar foto nga stërvitja e Bregut në Nartë. Vlonjatët kërkojnë ta rikthejnë pas gati 10 vitesh produktin e akademisë, Dejvi Bregun.

Vlonjati është njohës i mirë i kampionatit shqiptar dhe ka dhënë kontributin e tij te Flamurtari, Luftëtari, Skënderbeu dhe Teuta. Në sezonin e fundit ka qenë në Poloni te Visla Krakov. Pritet që këtë javë të ketë zhvillime në drejtim të rikthimit në shtëpi të Bregut. Me afrimin e 28-vjeçarit i bie që trajneri Agostineli ta ketë grupin e plotë, me shumë cilësi në përbërje. Kështu që ky të jetë sezoni i Flamurtarit për t’u kthyer në elitën e futbollit shqiptar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments