HomeKRYESOREGuardiola i prerë: Unë dua që ai të qëndrojë, por të nxitojë...

Guardiola i prerë: Unë dua që ai të qëndrojë, por të nxitojë për të vendosur!

Jo vetëm Julian Alvarez dhe Kevin De Bruyne. Në dyshim për të ardhmen me Manchester Cityn është edhe portieri Ederson, i cili ka oferta dhe duket i joshur nga paratë që vijnë nga Arabia Saudite.

Braziliani ende nuk ka vendosur, mirëpo është trajneri Pep Guardiola që “fton” gardianin të vendosë sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që ai të di si ta përgatisë skuadrën për sezonin e ri.

“Unë dua shumë që Ederson të qëndrojë me ne te City, por dua gjithashtu që ai ta ndajë mendjen sa më shpejt të jetë e mundur dhe të marrë një vendim.

Është një person për të cilin kam shumë vlerësim, një portier i madh padyshim. Por, nëse do të preferojë të largohet atëherë do ta pranoja vendimin e tij me shumë keqardhje”, u shpreh Guardiola.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments