HomeKRYESOREArrihet marrëveshja, Marco Reus zhvendoset në MLS. Mesfushori gjerman zgjedh LA Galaxy

Arrihet marrëveshja, Marco Reus zhvendoset në MLS. Mesfushori gjerman zgjedh LA Galaxy

Marco Reus do të vijojë karrierën futbollistike larg Evropës, pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Veterani gjerman, i cili u largua nga Borussia Dortmund pas 12 vitesh, do të jetë lojtari më i ri i LA Galaxy, sipas gazetarit të njohur sportiv, Fabrizio Romano.

Reus do të nënshkruajë kontratë 1-vjeçare, me opsion zgjatjen edhe për 1 vit tjetër. 35-vjeçari do të udhëtojë ditët në vijim në SHBA për të kryer testet mjekësore e më pas për të firmosur kontratën.

“LA Galaxy ra dakord për të nënshkruar me Marco Reus si agjent të lirë, tanimë e konfirmuar. Pas marrëveshjes verbale të arritur në korrik, detajet tashmë janë sqaruar mes të gjitha palëve. Kontrata do të jetë deri në dhjetor 2025, me opsion zgjatjen edhe për 1 vit tjetër.

Reus, tani planifikon të udhëtojë në SHBA në ditët në vijim pasi do të jetë gati për testet mjekësore dhe nënshkrimin e kontratës”, raporton Romano në Facebook./abcnews/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments