HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Edhe dy largime të tjera nga skuadra kampione e Shqipërisë

MERKATO/ Edhe dy largime të tjera nga skuadra kampione e Shqipërisë

Te Egnatia nuk ka vetëm afrime, por do të ketë të tjera dalje. Dy lojtarë të tjerë janë me “valixhe” në duar, gati për t’u larguar nga kampionët në fuqi të Shqipërisë.

Alesandro Ahmetaj dhe Rezart Rama mesa duket do ta mbyllin aventurën e tyre në Rrogozhinë. Si mesfushori ashtu dhe mbrojtësi i djathtë nuk janë të kënaqur me minutat e marra te Egnatia, teksa tashmë po kërkojnë një destinacion të ri.

Kujtojmë që Ahmetaj është në kontratë me Egnatian, megjithatë klubi nuk do ta pengojë 24-vjeçarin për të vazhduar karrierën diku tjetër. Prësa i përket Ramës, 23-vjeçari kërkon të luajë më shumë dhe me Fangajn te Egnatia, duket e vështirë./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments