...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREStatistika/ Zguro... Dy kartona të kuqë dhe vetëm një fitore ndaj Vllaznisë

Statistika/ Zguro… Dy kartona të kuqë dhe vetëm një fitore ndaj Vllaznisë

Raportet mes futbollistit pogradecar Vangjel Zguro dhe tifozëve të Vllaznisë, prej vitesh kanë qenë të acaruara, me mbrojtësin që është shndërruar në një “non grata” për shkodranët.

Zguro mbrëmjen e sotme, mori kartonin e dytë të kuq kundër Vllaznisë, teksa një e kishte marrë kur ishte pjesë e Skënderbeut, në vitin 2021, në një ndeshje Kupe në Korçë, kur skuadra e tij mposhtej me rezultatin 0-1.

Interesant është vakti se pogradecari ka fituar vetëm një ndeshje në karrierë kundër Vllaznisë.

Bëhet fjalë për 25 janarin e vitit 2023, kur Zguro ishte pjesë e Bylisit, teksa skuadra e tij triumfoi me rezultatin 1-0 në duelin e vlefshëm për javën e 18-të të kampionatit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.