HomeKRYESORETrajneri De Rosi: Nuk e mendoj dot një Romë pa Paulo Dibalën

Trajneri De Rosi: Nuk e mendoj dot një Romë pa Paulo Dibalën

Paulo Dibala është duke menduar seriozisht largimin nga Roma për të nisur një aventurë të re dhe për të mbushur arkat tani në “fundin” e karrierës së tij.

Për argjentinasin ka interes në Arabi dhe i ofrojnë një rrogë të majme, 20 milionë euro në sezon.

Al Qadsiah gjithashtu ka bërë një ofertë zyrtare për skuadrën e Romës deri në 18 milionë euro. Dibala pritet që ta pranojë. “Nuk e mendoj dot një Romë pa Dibalën dhe pa zëvendësuesin e tij. Të shohim çfarë do të ndodhë”, ka thënë trajneri De Rosi.

Ndërkohë që për pasuesin e tij kanë dalë në skenë disa emra, mes tyre edhe ai i Edon Zhegrovës. Zheremi Boga është një tjetër lojtar që mund t’ju interesojë kuqebluve për repartin e avancuar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments