...
HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE329 ndeshje dhe 4 trofe të fituar, ish-futbollisti i Tiranës tërhiqet nga...

329 ndeshje dhe 4 trofe të fituar, ish-futbollisti i Tiranës tërhiqet nga futbolli i luajtur

Olsi Teqja është tërhequr zyrtarisht nga futbolli i luajtur. Lajmin e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi 36-vjeçar me një postim në rrjete sociale.

Që nga debutimi në Superiore, Teqja numëron plot 329 ndeshje në karrierë ku shënoi 6 gola e 1 asist. Në repertorin e tij ai nga ngritur 3 herë Kupën e Shqipërisë me 3 skuadra të ndryshme, Laçin, Tiranën e Kukësin, ndërsa ka dalë edhe kampion i Maqedonisë me Shkëndijën e Tetovës.

Gjatë gjithë karrierës, Teqja njihej si një futbollist me grintë, dëshirë, pasion e agresivitet sportiv, tipik nga ato lojtarët që trajnerët i duan me çdo kusht në fushë.

“Gjithmonë e mendoja por asnjëherë nuk e pranoja faktin që nuk do luaja më futboll. Ka ardhur momenti të tërhiqem nga kjo lojë që e duan aq shumë te gjithë edhe i jam falenderues për të gjitha emocionet qe me fali prej afro 2 dekada.

Falenderoj të gjitha ekipet ku kam luajtur Oise, Beauvais, Shkëndija, Tirana, Kukësi, Laçi, Kastrioti, Apolonia, Bylis. Presidentët, drejtuesit, trajnerët qe kam punuar, sidomos te gjithë lojtarët, miqtë e shoket qe kam njohur nga sporti. Së bashku kaluam momente të paharrueshme qe do i kujtojm me nostalgji.

Pa harruar nje falenderim per cdo tifoz sepse pa ju kjo lojë nuk do kishte asnje kuptim. Rishihemi ne projekte te reja ne fushen e sportit duke dhen kontributin tim dhe eksperiencen time”, shkruan Teqja.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.