HomeKRYESOREBayern Munich rikthehet tek fitoret, mposht me rezultat tenistik Bochumin në transfertë

Bayern Munich rikthehet tek fitoret, mposht me rezultat tenistik Bochumin në transfertë

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim ndaj Bochum në kuadër të javës së tetë në Bundesliga. Michael Olise (16’) hapi serinë e golave për bavarezët duke realizuar një gol të bukur nga gjuajtja e lirë për rezultatin 1-0.

Vetëm dhjetë minuta më vonë, Bayerni gjeti edhe golin e dytë, kësaj radhe me Jamal Musialan (26’) që realizoi me kokë për rezultatin 2-0 pas krosimit të Joshua Kimmich.

Në pjesën e dytë bavarezët shënuan edhe tre gola të tjerë, për të kompletuar kështu një fitore të madhe në udhëtim. Për rezultatin 3-0 u përkujdes Harry Kane që me gjakftohtësi finalizoi aksionin pas një asistimi nga Musiala.

Leroy Sane në minutën e 64-të shënoi për rezultatin 4-0, teksa për epilogun përfundimtar të takimit realizoi Kingsley Coman (5-0) në minutën e 71-të.

Me këtë fitore Bayerni lë pas krahëve humbjen e thellë ndaj Barcelonës në Ligën e Kampionëve dhe tashmë udhëheq në Bundesliga me 20 pikë të grumbulluara, po aq sa ka edhe Leipzig në vendin e dytë.

Javën e ardhshme Bayerni do të jetë nikoqir i Union Berlinit në ‘Allianz Stadium’ por fillimisht do të luajë ndaj Mainzit në Kupën e Gjermanisë./Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments