HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREJo vetëm golashënuesi më mirë, Vllaznia ka në skuadër edhe asistuesin më...

Jo vetëm golashënuesi më mirë, Vllaznia ka në skuadër edhe asistuesin më të mirë

Nga Endri ÇINARI

Vllaznia pas 13 javëve të para të kampionati të Superiores ka në “gjirin” e saj golashënuesin më të mirë. Bekim Balaj ka vijuar me formën e shkëlqyer edhe këtë edicion, ku deri më tani ka shënuar 8 gola. Më shumë se kushdo në elitën e futbollit tonë, ku aktualisht shtatlartin e ndjek me gola sulmuesi i Dinamos, Itodo me 6 rrjeta. Por duket se 33-vjeçari me këtë ritëm do e thellojë rekordin e sezonit të shkuar.

Balaj në sezonin 2023-24 shënoi 17 gola, duke merituar në fund edhe “Këpucën e Artë”. Por tek shkodranët nuk është vetëm golashënuesi më i mirë i kampionatit, por edhe asistuesi më i mirë deri më tani. Fjala është për Esat Malen, i cili ka dhuruar 5 pasime deçizive për gol, me mesfushorin që është më i miri në Superiore përsa i përket kësaj statistike.

Loja e prizrenasit ka qenë e një niveli të shkëlqyer deri në këto momente. Ku përveç si një prej futbollistëve kryesorë të Vllaznisë, ai është konfirmuar edhe si një nga më të mirët e kampionatit. Nga 21 golat që ka shënuar Vllaznia pas 13 javëve të para, Mala ka dhënë kontribut në 9 prej tyre. Duke shënuar 4 herë dhe asistuar 5 herë të tjera.

Patjetër për Vllazninë është një “luks” dhe fat që ka në përbërje dyshen Balaj-Mala. Që deri më tani me lojën e tyre kanë qenë vendimtarë për rezultatet pozitive të kuqebluve. Që pas 13 javësh janë në vendin e dytë të renditjes me 22 pikë, 2 më pak se Partizani kryesuses me 24 pikë të grumbulluara deri më tani./www.shkodrasport.com/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments