HomeKRYESORELegjenda Bufon: Neymar shkëlqeu si Mesi dhe Ronaldo, meritoi pesë 'Topa...

Legjenda Bufon: Neymar shkëlqeu si Mesi dhe Ronaldo, meritoi pesë ‘Topa të Artë’

Portieri legjendar Xhanluixhi Bufon ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera” para publikimit të librit të tij të ri.

Italiani u shpreh se Nejmar ishte lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur dhe shkëlqeu në të njëjtën kohë si Mesi dhe Ronaldo, por asnjëherë nuk arriti lartësinë e tyre.

“Kam luajtur për tri gjenerata.

Si mund ta them këtë? Zidan, Ronaldo Fenomeni, Mesi, CR7, Iniesta, por nëse duhet të zgjedhë dikë, do të thoja Nejmar.

Për lojtarin dhe djaloshin që është, ai duhej të kishte fituar pesë Topa të Artë”, ka thënë Bufon.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments