HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPartizani pa trajner ndaj Bylisit, Aleksandar Veselinovic 'braktis' kryeqytetasit

Partizani pa trajner ndaj Bylisit, Aleksandar Veselinovic ‘braktis’ kryeqytetasit

Parizani ditën e sotme do të luajë pa Aleksandar Veselinovic në stol. Kjo pasi timonieri i kryeqytetasve është i pezulluar për këtë përballje.

Siç dihet serbi u ndëshkua me karton të kuq në duelin me Egnatian dhe në këtë mënyrë në sfidën që “Demat” do të luajnë ndaj ballshiotëve do të jetë si një “spektakor” nga tribuna. Kështu kryeqytetasit do të drejtohen nga 2 ndihmësit e tij, Anicic dhe Lazarevic.

Kujtojmë se sfida me Bylisin do të luhet në “Adush Muça” në orën 13:30.

Kjo përballje është e vlefshme për javën e 17-të të Superiores dhe ku fitorja është detyrim për të kuqtë ëpr të rimarrë sërish kreun e klasifikimit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments