HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia programon një ndeshje miqësore para fundit të vitit

Vllaznia programon një ndeshje miqësore para fundit të vitit

Vllaznia do rikthehet të luajë një ndeshje miqësore edhe para përfundimit të vitit 2024. Shkodranët mendohet që me datën 30 dhjetor të jenë përballë Ilirisë së Fushë-Krujës, në një duel që do të mbyllë aktivitetin total për vitin kalendarik 2024.

Në këtë miqësore, trajneri Brdariç dhe stafi i tij pritet të shikojnë gjendjen fizike të disa futbollistëve. Po ashtu kjo ndeshje shikohet si një mundësi po ashtu për të testuar elementin e ri.

Megjithate ende nuk ka nje konfirmim zyrtar per miqesoren e pas tre diteve dhe me shume siguri çdo gje do te vendoset diten e neserme. Do te jete nje vendim i perbashket i stafit teknik dhe i drejtuesve te klubit per ta luajtur kete miqesore, ndonese serish nje pjese e konsiderueshme e lojtareve nuk do te jene te gatshem per arsye demtimesh.

Ata jane ne fazen e rikuperimit dhe tashme mbetet per t’u pare se cili prej tyre do te jete i gatshem per sfiden e pare te vitit te ardhshem, ate ndaj Tiranes qe eshte planifikuar per t’u luajtur me 11 janar ne Shkoder.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments