HomeKRYESOREArbnor Muja tregohet i sinqertë: Zgjodha Turqinë për shkak të pagës. Thjesht...

Arbnor Muja tregohet i sinqertë: Zgjodha Turqinë për shkak të pagës. Thjesht mendova për familjen!

Futbollisti Arbnor Muja në një intervistë të fundit për Telegrafin ka dhënë një nga deklaratat më të sinqerta që një futbollist mund të japë.

Lojtari i kombëtares shqiptare ka sqaruar se vendimi i tij i fundit për të kaluar nga Antwerp në kampionatin turk (Samsunspor) lidhet kryesisht me paratë. Ai ka menduar fillimisht për familjen dhe më pas për karrierën e tij.

“Antwerp është një skuadër e cila dallohet për faktin se merr një lojtar, e mban për 4-5 vite, e rrit dhe më pas e shet. Kështu funksionoi edhe për mua”.

“Eshtë fiks skuadra e cila shërben si një lloj trampoline për të kaluar tek ndonjë ekip tjetër. M’u ofrua një pagë disa herë më e lartë dhe mendova për familjen. Kjo është arsyeja pse e mora vendimin”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments