HomeKRYESORERotacioni funksionon, Reali argëtohet në Kupë ndaj ekipit të kategorisë së katërt

Rotacioni funksionon, Reali argëtohet në Kupë ndaj ekipit të kategorisë së katërt

Real Madridi ka kaluar në turin tjetër të Kupës së Mbretit me një fitore shumë të lehtë me shifrat 5-0 ndaj Deportiva Minera, në një sfidë ku Karlo Ançeloti la pushim disa nga titullarët e zakonshëm për skuadrën e tij.

Duke pasur parasysh se përballë ishte një skuadër e kategorisë së katërt, ndonëse luante në transfertë në Kartagjenë, Reali përdori shumë nga lojtarët e stolit, duke e nisur ndeshjen me treshen Gyler-Endrik-Brahim Diaz në sulm.

Megjithatë, edhe kaq mjaftoi pasi diferenca mes dy skuadrave ishte shumë e madhe dhe pa kaluar 30 minuta lojë, madrilenët ishin në avantazh 3-0 falë golave të Valverde, Kamavinga e Gyler.

Golat në pjesën e dytë nga Modriç dhe përsëri Gyler, bënë që shifrat në shkonin në 5-0 dhe të mbyllnin diskutimin me kalimin pa shumë vështirës të Realit në turin tjetër të turneut.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments