HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMalota: Futbollistëve të spikatur të kampionatit shqiptar duhet t'u jepet një shans...

Malota: Futbollistëve të spikatur të kampionatit shqiptar duhet t’u jepet një shans në kombëtare. Të paktën në miqësore

Futbollisti i Egnatias, Renato Malota i ftuar në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se shumë lojtarë të Kombëtares që janë kthyer për të luajtur në Shqipëri nuk kanë dhënë asgjë dhe se atyre futbollistave që spikasin në kampionat shqiptar duhet tu jepet mundësia për të luajtur me Kombëtaren të paktën në ndeshje miqësore.

Malota: Si ka mundësi që shumë lojtarë të Kombëtares që janë kthyer për të luajtur në Shqipëri nuk kanë dhënë asgjë?

Edhe kanë qenë në një moshë që jo të thuash të vjetër.

Kanë qenë në një moshë normale dmth për të dhënë më të mirën e tyre, gjë që nuk e kanë bërë.

Nuk dua të them emra.

Futbollistave të kampionatit shqiptar, atyre që spikasin duhet t’ua japin mundësinë, të paktën në ndeshje miqësore.

Gjë që mendoj se nuk ka ndodhur shumë.

Por uroj që të ndodhi në vazhdimësi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments