HomeKRYESOREJuventus humb durimin, Thiago Motta është lajmëruar se do të largohet

Juventus humb durimin, Thiago Motta është lajmëruar se do të largohet

Thiago Motta mund të jetë një hap larg shkarkimit tek Juventus.

Trajneri bardhezi nuk ndodhet në një situatë të mirë me tifozët që e duan larg skuadrës dhe drejtuesit e klubit që duket se kanë filluar të kenë dyshime të mëdha për të.

Atmosfera në shtëpinë bardhezi është shumë e keqe pas humbjess 4-0 të pësuar në kampionat kundër Atalanta-s, që vë në rrezik objektivin e klubit për t’u kualifikuar në Champions League sezonin e ardhshëm.

Tani, durimi duket se ka përfunduar për Juventus-in dhe Thiago Motta rrezikon të shkarkohet në fund të sezonit.

Duket se nuk janë kushtet për të vazhduar bashkëpunimin edhe në rast të një kualifikimi në Champions.

Fundi i këtij sezoni do të jetë vendimtar për të kuptuar se çfarë zgjedhje do të bëjë Juventus-i në lidhje me Thiago Motta-n, i cili tani duket se nuk ka më as besimin e drejtuesve bardhezi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments