HomeKRYESORENdeshjet kuqezi të marsit, Ermir Rashica zyrtarizohet në listën e…

Ndeshjet kuqezi të marsit, Ermir Rashica zyrtarizohet në listën e…

Kombëtarja Shpresa do të luajë dy takime miqësore këtë muaj kundër Greqisë dhe Luksemburgut. Ekipi i Alban Bushit do të fillojë në datën 16 përgatitjet dhe këto ditë do të shpallë edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë.

Ndërkohë, një emër është zyrtarizuar nga vetë klubi ukrainas, ku Ermir Rashica ka marrë një ftesë nga trajneri i Kombëtares U-21.

Ish-sulmuesi i Skënderbeut i cili u transferua një muaj më parë te Metalist, do të jetë nën urdhrat e trajnerit Bushi.

Ky i fundit pak kohë më parë rinovoi edhe kontratën me FSHFnë dhe do të jetë në drejtim deri në fund të vitit 2026. Sa u përket takimeve, më 21 mars Shpresat do të sfidojnë Greqinë, me takimin që do të luhet në “Serres Municipal Stadium”, në orën 16:00, 80 kilometra larg Selanikut.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments