HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENë superformë para 'Final 4', Vllaznia niset nga Bekim Balaj

Në superformë para ‘Final 4’, Vllaznia niset nga Bekim Balaj

Nga Endri ÇINARI

Për të dytin vit rradhazi Bekim Balaj është golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar. Sulmuesi i Vllaznisë ripërsëriti veten edhe këtë sezon, ku me 17 gola në llogarinë e tij pas 36 javësh, ai u shpall si shënuesi më i mirë i këtij edicioni. Me shtatlartin që po ashtu barazon rekordin e tij personal të edicionit të shkuar, ku po ashtu e mbylli me 17 gola të shënuar.

Forma e 34-vjeçarit ka qenë me të vërtetë e shkëlqyer në periudhën e fundit. Ku pas një “ngërçi” në raportin me golin, shtatlarti është rikthyer në nivelin e tij të zakonshëm. Duke shënuar në vazhdimësi dhe duke treguar një formë të shkëlqyer sportive e po ashtu saktësi para portave kundërshtare. Kështu ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare ka shënuar 4 herë rradhazi në 4 ndeshjet e fundit.

Balaj ka gjetur rrjetat në kampionat kundër Dinamos, Elbasanit dhe Laçit së fundmi. Teksa në mesin e këtyre takimeve ka gjetur edhe golin në kupë kundër Dinamos po ashtu.

Një formë e shkëlqyer e ish-sulmuesit të Rijekas që patjetër “ngroh” të gjithë tek Vllaznia. Ku në prag të ndeshjeve të “final 4”, forma pozitive e Balajt dhe në përgjithësi e skuadrës mbush me optimizëm këdo në kampin kuqeblu.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments