HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETriumf me Dinamon, por për Brdariç ka 'dhimbje koke' para finales

Triumf me Dinamon, por për Brdariç ka ‘dhimbje koke’ para finales

Nga Endri ÇINARI

Vllaznia mori një triumf në shifrat 2-1 ndaj Dinamos në gjysmëfinalet e kampionatit, duke siguruar kështu finalen e 12 majit për edicionin 2024-25. Por pavarësisht suksesit dhe gëzimit pas 90 minutave, ajo që shqetëson tek kuqeblutë është gjendja fizike e dy titullarëve të skuadrës. Fjala është për Ardit Deliun dhe Erdenis Gurishten, që shfaqën probleme gjatë 90 minutave.

I pari u zëvendësua në minutën e 41-të të takimit nga ana e Sales. Ku pas një përplasje në mesfushë, ish-futbollisti i Tiranës nuk ishte në gjendje të vijonte lojën.

Ku doli nga fusha duke çaluar dhe në festimet e ekipit pas vërshëllimës së gjyqtarit nuk u pa shumë i përfshirë. Kjo për shkak të këmbës që nuk e lejonte të ishte edhe aq entuziast sa pjesa tjetër e skuadrës. Po ashtu edhe Gurishta në 10 minutat e fundit të ndeshjes sakrifikoi duke qëndruar në fushë i dëmtuar.

Kjo pasi shkodranët i kishin mbyllur zëvendësimet dhe mbrojtësi i djathtë pavarësisht dhimbjeve, vendosi të qëndronte në fushë duke mos preferuar ta linte skuadrën me 10 futbollistë. Gjendja e të dy lojtarëve do shihet në ditët në vijim, pasi tek shkodranët patjetër duan t’i kenë nën dispozicion dy prej elementëve kryesorë të formacionit.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments