HomeKRYESOREPagë prej 20 milionë eurove në vit, Inzaghi merr vendimin për të...

Pagë prej 20 milionë eurove në vit, Inzaghi merr vendimin për të ardhmen

Simone Inzaghi nuk ka ndërmend të marrë drejtimin e Al-Hilal, ka raportuar gazetari Gianluca Di Marzio. Trajneri italian është i përqendruar tërësisht te Interi dhe synon të përfundojë sezonin me sukses në krye të skuadrës.

Inzaghi është i kënaqur me situatën te klubi zikaltër dhe nuk planifikon të pranojë oferta nga klube të tjera, përfshirë ato nga Arabia Saudite.

Ai ka vendosur të mos diskutojë të ardhmen e tij apo rinovimin e kontratës deri pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së, më 31 maj në Munich.

Më herët La Gazzetta dello Sport raportoi se Al-Hilal i kishte ofruar një kontratë prej 20 milionë eurosh në vit.

Megjithatë, refuzimi i Inzaghit ka bërë që klubi saudit të kërkojë alternativa të tjera për stolin.

Në listën e Al-Hilal tani përfshihen emra si Marco Silva i Fulhamit dhe Nuno Espirito Santo nga Nottingham Forest. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments