Ka shumë përçarje midis Barcelonës dhe Athletic Bilbaos, dhe duket se gjërat vetëm sa do të përkeqësohen.

Këtë javë, Enric Masip, këshilltar i presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, kritikoi atmosferën në stadiumin e Bilbaos në San Mames, duke kritikuar ashpër mënyrën se si u prit skuadra e Hansi Flick pasi luajti ndeshjen e fundit të sezonit kundër Bilbaos.

Presidenti i Bilbaos, Uriarte, i është kundërpërgjigjur Masip dhe Barcës në një konferencë për shtyp, duke pretenduar se edhe Barcelona u soll keq kur mbërriti për ndeshjen, me Laportën që refuzoi të përshëndeste anëtarët e bordit të ekipit vendas.

“Zakonisht takohesh me bordin kundërshtar një orë para fillimit të ndeshjes. Laporta mbërriti rreth njëzet minuta më herët”, deklaroi Uriate.

“Presidenti i ekipit vendas ka një orar të caktuar dhe është shumë i zënë. Ekipi mysafir nuk ka shumë për të bërë dhe zakonisht është ai që merr iniciativën. Në fakt, ai (Laporta) nuk erdhi të më përshëndetë as mua”.

“Nuk u ndjeva i lënduar. Nuk e bëra këtë në pushimin e pjesës së parë. Në fund, i shtrëngova dorën dhe e urova, një formë urimi”.

“Nuk mora përgjigje. Bëra të njëjtën gjë me zëvendëspresidentin dhe ai më falënderoi. Nuk mora asnjë urim për kualifikimin në Ligën e Kampionëve”, shtoi kreu i Bilbaos.

Tifozët e Athletic Bilbaos fishkëllyen dhe ofenduan presidentin e Barcelonës gjatë gjithë ndeshjes, me La Liga që dënoi sjelljen e tyre. /Telegrafi/