HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PAREMentor Mazrekaj largohet nga Besa dhe firmos për skuadrën tjetër të kategorisë...

Mentor Mazrekaj largohet nga Besa dhe firmos për skuadrën tjetër të kategorisë së parë

Mentor Mazrekaj është larguar përfundimisht nga Besa e Kavajës, por jo nga Kategoria e Parë. Ai është transferuar tek skuadra e Ilirisë që u ngjit këtë vit në të Parën.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi kampion i Kategorisë së Dytë nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Pas një sezoni në Kavajë, Mazrekaj vendosi të largohej.

Njoftimi zyrtar i Ilirisë:

Zyrtare!

KF Iliria njofton me kënaqësi afrimin e sulmuesit të njohur Mentor Mazrekaj!

Me një karrierë të pasur në futbollin shqiptar, Mazrekaj vjen si një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv të ekipit tonë.Sezonin e fundit ne 20 ndeshje ne kategorin e pare autor i 9 golave dhe 5 asist.

I njohur për tekniken e rafinuar, vizionin në lojë dhe eksperiencën e tij në nivelet më të larta, ai pritet të jetë një lider brenda dhe jashtë fushës.

Mirë se erdhe Mentor Mazrekaj!

Suksese me fanellën e Ilirisë!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments