Nga Maringlen ZHIVANI
Në një kohë që Vllaznia luftonte për një rezultat pozitiv ndaj Vikingur, një nga futbollistët më të spikatur në fushë ishte mesfushori Ardit Krymi.
Edhe pse me një shqetësim fizik, ai vendosi të sakrifikojë për ekipin duke qëndruar në fushë deri në fund të takimit. Përkushtimi i Krymit nuk kaloi pa u vënë re, teksa ai dha maksimumin në çdo duel dhe mbuloi hapësirat, pavarësisht gjendjes jo optimale fizike.
Në fakt, Krymi edhe në dy ndeshjet e Vllaznisë ndaj Daugavpils, luajti i dëmtuar dhe madje me gjilpëra. Këto veprime tregojnë jo vetëm profesionalizmin e tij, por edhe dashurinë për fanellën kuqeblu.
Ndërkohë, stafi mjekësor pritet të monitorojë gjendjen e tij në ditët në vijim, me shpresën që të jetë gati edhe për sfidën e kthimit në Islandë.(www.shkodrasport.com)
