Dinamo e Ilir Dajës është mposhtur me rezultatin 3 me 0 në duelin e parë të “play off”-it të Ligës së Konferencës ndaj polakëve të Jagiellonias.
Vendasit e kanë dominuar sfidën, duke krijuar shumë raste shënimi, teksa ra në sy performanca e dobët në mbrojtje e skuadrës së Ilir Dajës.
“Arnimet” në repartin difensiv, duket se e bënë të pamundur misionin e grupeve për skuadrën shqiptare, që tashmë do t’i duhet një mrekulli, për të përmbysur rezultatin në sfidën e kthimit që do të zhvillohet pas 1 jave në “Air Albania”.
FT: JAGIELLONIA-DINAMO 3-0
Imaz 12′, Pululu 34′, Uojtuszek 50′