HomeKRYESORE'Kisha disa oferta, por klubi e bëri të qartë refuzimin', Maguire: Kritikat...

‘Kisha disa oferta, por klubi e bëri të qartë refuzimin’, Maguire: Kritikat ndaj meje? Nuk jam i vetmi…

Pas humbjes së ngushtë 1-0 në ndeshjen hapëse të sezonit kundër Arsenalit në Old Trafford, Herri Meguajër foli për “The Athletic”.

“Në fund, ishte zhgënjyese. Ky klub pret të fitojë çdo ndeshje dhe kur vesh këtë fanellë, nuk mund të ndihesh kurrë i kënaqur nëse nuk merr tre pikët. Jemi të bllokuar në tabelë me zero pikë dhe e dimë se duhet të kishim më shumë. Megjithatë, ka disa gjëra pozitive, performanca ishte më e mirë, kishte më shumë intensitet dhe meritonim të paktën një pikë.”

Për vendimin e Amorim për të nisur De Ligt dhe për ta lënë në stol Meguajër: “Ka konkurrencë të shëndetshme. Trajneri ka vendime të vështira për të marrë. Skuadra është vërtet konkurruese, me lojtarë të cilësisë së lartë në çdo pozicion. Unë dhe Mathijs alternoheshim në rolin qendror, por mund të luajmë edhe në krahë. E provova këtë me Anglinë, dhe ai bëri të njëjtën gjë me Holandën. Konkurrenca është e shëndetshme dhe e dobishme për të gjithë.”

Më pas ai vlerësoi përforcimet e reja në sulm: “Mbeumo, Kunja dhe Sheshko kanë treguar tashmë se mund të shënojnë dhe të krijojnë raste. Ata janë kundërshtarë të vështirë për çdo mbrojtës. Matheus mund të shënojë nga çdo pozicion, Brajan është i fortë në shtyllën e largët, dhe Benzhamin është thjesht imponues: ai ka fizik, shpejtësi, forcë dhe aftësi të shkëlqyera ajrore. Ata janë lloji i lojtarëve që meriton ky klub.”

Anglezi foli gjithashtu për strukturën e re të brendshme që Amorim ka dëshiruar, e cila përfshin një grup më të gjerë udhëheqësish në skuadër: “Mendoj se trajneri donte një grup më të vogël lojtarësh për të garuar, në vend që t’ia linte gjithçka Bruno Fernandesh. Kjo nuk do të thotë që të tjerët nuk janë të rëndësishëm ose nuk konsiderohen udhëheqës. Bruno mbetet kapiteni, por ne e mbështesim plotësisht atë, siç e kemi bërë gjithmonë.”

Për kritikat dhe të kaluarën: “Gjithmonë kam qenë i mirë në përballimin e kritikave. Nuk më ka prekur kurrë shumë. Kam ruajtur forcë mendore të vazhdueshme. Tani që jam më i pjekur, përpiqem t’ua kaloj këtë përvojë lojtarëve më të rinj. Të gjithë kalojnë nëpër kohë të vështira, madje edhe kampionë si Bekham ose Runi. Është pjesë e lojës. Kam pasur vetëm gjashtë muaj të vështirë. Megjithatë, dy vitet e gjysmë të fundit kanë qenë shumë pozitive. Po luaj mirë, kam rindërtuar një marrëdhënie të mirë me tifozët dhe ndihem sikur jam në një moment të mirë në karrierën time. Të luaj për këtë klub është një nder dhe privilegj.”

Së fundmi, një reflektim mbi të ardhmen e tij në Mançester: “Jam i sigurt që klubi e bëri të qartë këtë verë se nuk mund të largohesha me asnjë kusht. Disa ekipe më kërkuan, por morën përgjigje të qarta. Do të diskutojmë për të ardhmen në muajt në vijim: nëse do të ketë një zgjatje apo diçka tjetër për të marrë në konsideratë në janar. Kam ide të qarta për atë që dua, por tani nuk është koha për ta thënë publikisht. Ky klub është i veçantë dhe do të ishte gabim ta linim lehtë.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments