HomeKRYESOREIntervista e Granit Xhakës/ Në të ardhmen dua të bëhem trajner!

Intervista e Granit Xhakës/ Në të ardhmen dua të bëhem trajner!

Në intervistën e tij më të fundit Granit Xhaka ka shpjeguar disa aspekte në lidhje me karrierën e tij dhe ngjarjet që kanë ndodhur më së shumti gjatë kësaj vere.

Sipas 32-vjeçarit trajneri i ri Leverkusen nuk ka qenë shkaku i largimit të tij drejt Anglisë. “Kam dëgjuar të thuhet shpesh se unë jam larguar nga Leverkusen sepse kisha probleme me Erik (ten Hag), por kjo nuk është e vërtetë. Ai nuk ka qenë problemi, kurrë nuk ka qenë i tillë për mua!”, tha Xhaka, i cili u rikthye këtë verë në Angli ku tashmë është kapiten i Sunderland.

“Erik më telefonoi tre apo katër javë pasi mori detyrën e trajnerit në Leverkusen pasi nuk dëshironte që të më shqetësonte pasi isha me pushime. Ai e ndjente se unë po reflektoja mbi disa oferta që kisha, por biseda jonë gjithmonë ka qenë e hapur. Për mua nuk ishte një problem që të vazhdoja të isha kapiteni i Leverkusen”, shpjegon Xhaka.

Në këtë pikë lojtari tregon se u largua nga Gjermania pasi Leverkusen kishte lënë të hapur derën pas negociatave me Milan-in dhe NEOM SC. “Bayer u fut në negociata për të më shitur dhe pasi negociatat u mbyllën dera nuk u mbyll më. Unë dua që të bëj diçka të qartë, nuk kam dashur që të largohem më çdo kusht. Unë u kam bërë të qartë të gjithëve se do të largohesha nëse si unë, familja ime ashtu edhe klubi të ishim të kënaqur me ofertën. Nëse unë do të kisha dashur që të largohesha me çdo kusht atëherë përse duhet të fluturoja me skuadrën drejt Brazilit”, sqaroi Xhaka.

Gjatë intervistës Granit Xhaka shpjegon si Sunderland e bindi që të rikthehej në Angli. Për mesfushorin paga vjetore prej 12 milionë eurosh nuk ka qenë arsyeja kryesore e këtij transferimi. Djali i miliarderit nga Zvicra, Kyril Louis-Dreyfus, i cili është edhe pronar i Sunderland kishte kontaktuar personalisht me Xhakën natën (23:00) përpara se të nisej drejt Rio de Janeiro.

Në fund të fjalës së tij Xhaka shpjegon se përse nuk hezitoi që të pranonte Sunderland-in. “Klubi vjen nga një situatë që më kujton familjen time, e cila nisi gjithçka nga e para, nga asgjëja. Mendoj se kjo eksperiencë do të më shërbejë shumë në të ardhmen. Pasi të largohem nga futbolli i luajtur dua të bëhem trajner”, tha Xhaka.  

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments