HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESurprizon ChatGTP, ja cilën skuadër konsideron pretendente për fitimin e titullit kampion....

Surprizon ChatGTP, ja cilën skuadër konsideron pretendente për fitimin e titullit kampion. Vllaznia, e treta

ChatGTP eshte kthyer kohet e fundit ne nje fenomen shume te veçante. Te gjithe e konsiderojne ate si rrjeti qe “di gjithçka” dhe tashme ai ka filluar te pyetet edhe per futboll dhe ai jep parashikimet e tij. Eshte pyetur nga media dhe gazetare te ndryshem per shanset e titullit kampion ne vende te ndryshme dhe se fundi kete po e bejme edhe ne Shqiperi.

Gazeta “Shkodra Sport” i eshte drejtuar pikerisht sot, ne diten e startit te kampionatit se cili eshte probaliteti per t’u shpallur kampion i seciles prej 10 skuadrave pjesmarrese dhe pergjigja e tij ka qene disi befasuese.

Kjo sepse mediat dhe specialistet parashikojne Vllaznine, Egnatian dhe Dinamon si skuadra me pretedente, por ChatGTP i jep me shume shanse Partizanit per t’u shpallur kampion. Ja si e gjykon ai:

Parashikimi i Renditjes pas 36 javësh (para “Final 4”)

  1. Partizani – Skuadër me stabilitet financiar, grup lojtarësh të konsoliduar dhe përvojë në ndeshje të mëdha. Shanset më të mëdha për të dalë në krye.
  2. Egnatia – Kampionia në fuqi, e fortë taktikisht dhe me një mbrojtje të pathyeshme. Megjithatë, presioni i mbrojtjes së titullit mund t’i rëndojë.
  3. Vllaznia – Bekim Balaj dhe treshja sulmuese e tyre i japin forcë. Shkodranët kanë potencial të arrijnë deri në finale.
  4. Dinamo City – Investime të reja dhe ritëm i qëndrueshëm, pritet të zënë vend në katërshen e parë.
  5. Tirana – Tradita është në krah të saj, por pas sezonit zhgënjyes duhet kohë për rikuperim.
  6. Elbasani – Rikthim i fortë, por më shumë për të luftuar për zonën e mesit të tabelës.
  7. Teuta – Zakonisht e paparashikueshme, por jo favorite për titull.
  8. Bylis – Do të luftojë për mbijetesë.
  9. Flamurtari – Rikthim i vështirë në elitë, pritet të luftojë deri në javët e fundit.
  10. Vora – Si debutuese, do ta ketë shumë të vështirë të shmangë rënien.

Ja dhe parashikimi me perqindje:

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments