HomeKRYESOREKonte frenon entuziazmin: Dy tituj radhazi? Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Konte frenon entuziazmin: Dy tituj radhazi? Të qëndrojmë me këmbë në tokë

Trajneri i Napolit, Antonio Konte, ka zgjedhur tonin e matur pas suksesit të fundit, duke ftohur menjëherë entuziazmin për një tjetër titull të shpejtë.

Të fitosh dy tituj radhazi me Napolin do të ishte diçka historike, por kjo tregon edhe sa e vështirë është. Duhet të jemi shumë të qetë dhe të punojmë në heshtje,” u shpreh ai.

Tekniku italian nuk pranoi të vendosë etiketa mbi skuadrën e tij: “Nuk më takon mua të them nëse jemi favoritë. Ka ekspertë që bëjnë analizat e tyre. Ne kemi punuar mirë në përgatitje, por duhet ta tregojmë këtë në fushë.”

Konte u ndal edhe te blerjet e reja, duke veçuar Kevin De Bryjne: “Ai e kuptoi menjëherë ndryshimin mes Napolit dhe Sitit. Është përulur, inteligjent dhe është përshtatur shumë shpejt.”

Për sulmuesin Lukaa, ai shtoi: “E morëm që të rritet pas Lukakut, do të shohim kohën dhe ndihmën që do të japë.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments