Vioresin Sinani ishte ai që u shfaq para kamerave në fund të ndeshjes së Vllaznisë ndaj Egnatias, për të komentuar fitoren e kuqebluve ndaj Egnatias. Ai theksoi se ishte një start i mirë i kampionatit, por ekipi duhej të vazhdonte të tregonte këtë grintë e dëshirë edhe në vijim.
“Besoj që si javë e parë është pozitive, djemtë dhanë maksimumin, si ata në fillim, si ata që u aktivizuan në pjesën e dytë. Ndaj një kundërshtari të fortë që e njohin të gjithë. Është i rëndësishëm ky trepikësh në javë të parë, shpresojmë të vazhdojmë kështu.
Nuk mendoj se trajneri duhet të dënohej me të kuq, nuk e kuptova. Kishim edhe disa raste të dyshimta pro nesh që të them të drejtën dua t’i shoh edhe një herë dhe të bindem, besoj që ishin për ne. Rasti i fundit ishte një penallti e Balajt në fund, besoj që ishte. Nuk e di, nuk më pëlqen të flas për gjyqtarët. Por kjo është ndeshje e rëndësishme, hapje e kampionatit me dy skuadra të forta që kanë bërë ndeshje të bukura gjithmonë. Besoj se edhe njerëzit janë kënaqur, e gjithë Shqipëria pa një ndeshje të bukur. Jam krenar që fituam, por kemi vazhdimësi përsëri.
Martini mes tifozëve? Edi është normalisht si të gjithë këtu i “shtëpisë” dhe nuk e kemi pikën e problemit, ai apo ndonjë tjetër ta shohë mes tifozëve. Jemi krenarë dhe të kënaqur, nuk ka problem, Edi është i shtëpisë, si të gjithë të tjerët. Ka bërë zgjedhjen më të mirë, se është kënaqësi. Do ta pyes dhe të sqaroj mbrapa.
Kjo ishte ndeshje e rëndësishme hapëse, me një skuadër të fortë, e rëndësishme për besimin, vazhdimësinë e të gjitha bashkë.
Besoj që Edi i ka dhënë grintën e duhur Vllaznisë. Ky publik, kjo fushë e do atë grintë, Edi ia ka injektuar në mënyrë perfekte grintën, çfarë kërkon publiku shkodran dhe kjo fushë. E para, djemtë duhet të japin 100%. Sot e dhanë, ka gjëra të vogla për të korrigjuar, por shprehën dëshirë, dhanë më të mirën. Kur japin shpirtin, ajo është e rëndësishme. Nëse një ekip e nis ftohtë, ashtu mbaron. Kur e nis me luftë, është e destinuar të fitohet ndeshja.
Kthimi pas golit të dytë? Ajo është instinktivisht duke parë rezultatin, nuk është direktivë e jonë se nuk ka shanse të ndodhë. Por duke parë rezultatin, çdo lojtar me mendjen e vet ndoshta e thotë.
Kemi punuar të gjithë bashkë për të krijuar një ekip të mirë, falënderoj presidentin dhe klubin për mundësinë për të bërë një ekip të mirë për vende të dubluara se nuk është e lehtë. Besoj që kemi bërë një ekip të mirë, do shohim javë pas jave, me këmbë në tokë për të mbledhur pikë sa më shumë. Edhe me djemtë kemi folur, jo për deklarata bombastike, por në çdo ndeshje do hyjmë në fushë për tre pikët, brenda apo jashtë fushe, koha do ta tregojë pastaj.
Ne do të mendojmë të fitojmë tre pikë në çdo ndeshje, në fund do themi viti i duhur apo jo. Besoj se për çdo ndeshje deklarata bombastike nuk do dëgjoni, do jemi në çdo ndeshje me 100% tonë, pastaj në fund do të bëhen llogaritë me çfarë është bërë e jo”, tha Sinani për RTSH pas ndeshjes.