HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVora me 11 afrime të reja, gati për sezonin historik në Superiore

Vora me 11 afrime të reja, gati për sezonin historik në Superiore

Vora do të hyjë në sezonin e ri të Superiores me një fytyrë krejtësisht të re. Klubi ka afruar plot 11 futbollistë, mes tyre 6 të huaj, që pritet të sjellin cilësi dhe alternativa të shumta për trajnerin Arian Bellai. Këto afrime përbëjnë një formacion të dytë të gatshëm për skuadrën debutuese në elitën e futbollit shqiptar.

Ky është sezoni i parë historik për Vorën në 36 vite ekzistencë, dhe klubi ka qenë ndër më aktivët në merkato gjatë kësaj vere. Rinovimi i thellë i skuadrës është pjesë e një projekti afatgjatë, ku objektivi kryesor i vitit të parë mbetet mbijetesa në Superiore, por edhe ndërtimi i një grupi konkurrues për të ardhmen. 11 debutuesit e Vorës:

-Romeo Harizaj (26 vjeç) – portieri ballshiot, me eksperiencë te Apolonia, Dinamo dhe Tirana.

-Serjan Repaj (24 vjeç) – qendërmbrojtësi shkodran ka luajtur më parë me Vllazninë dhe Apoloninë.

-Henri Zuna (22 vjeç) – mbrojtës i djathtë, rritur te Partizani dhe me eksperiencë edhe te Kastrioti.

-Luis Felipe da Silva Rodrigues (24 vjeç, Brazil) – qendërsulmues, vjen si zëvendësues i Ruzgis pas dëmtimit të këtij të fundit.

-Bernard Karrica (24 vjeç, Gjakovë) –sulmues i majtë, me karrierë në Kroaci dhe Kosovë, si dhe Kombëtaren Shpresa, debuton në Shqipëri.

-Enis Faslagiç (25 vjeç, Maqedoni) –mesfushor shkatërrues, alternativë për kapitenin Xhuljo Tabaku.

-Adeloye Folahan (20 vjeç, Nigeri) – sulmues i djathtë, firmos kontratën e parë profesionale në Shqipëri.

-Uallace Medeira Almeida (24 vjeç, Brazil) –qendërsulmues, përforcim tjetër për ofensivën.

-Vinicius Cesar (19 vjeç, Brazil) –qendërmbrojtës, vjen nga ekipet U-20 të Korinthians dhe Kruzeiro.

-Dario Daka (21 vjeç) – sulmues i djathtë, me origjinë shqiptare, i formuar te Akademia “Leçe” në Itali.

-Çibuike Prestige Ohaegbulam (21 vjeç, Nigeri) – qendërmbrojtës, afrimi më i fundit në prapavijë. Këta futbollistë përbëjnë një bërthamë të re për Vorën, duke rritur ndjeshëm potencialin dhe konkurrencën e ekipit në sezonin debutues në elitën e futbollit shqiptar.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments