HomeFUTBOLL - KATEGORIA E PARESamuel Nikaj sfidon Skënderbeun: Luftojmë dhe e nisim mbarë kampionatin

Samuel Nikaj sfidon Skënderbeun: Luftojmë dhe e nisim mbarë kampionatin

Shorti kalendarik i ka rezervuar një nisje të vështirë skuadrës matjane, e cila sonte, në orën 20:00, do të përballet në transfertë me Skënderbeun në Korçë. Ashtu si shumica e ekipeve, edhe matjanët gjatë merkatos verore janë karakterizuar nga hyrje dhe dalje futbollistësh.

“Kemi zhvilluar një fazë përgatitore të ngjeshur. Jam i kënaqur që futbollistët kanë treguar seriozitet në marrjen e ngarkesës stërvitore dhe jemi të gatshëm për të përballuar kampionatin”, u shprehet fillimisht për “Panorama Sport” trajneri i skuadrës, Samuel Nikaj.

Pavarësisht se përballë do të ketë një kundërshtar me emër në futbollin shqiptar, tekniku shkodran shfaqet optimist mbi forcat e skuadrës së tij: “Ndeshja ndaj Skënderbeut do të jetë një sfidë e luftuar nga të dyja skuadrat. Ne do të mundohemi të bëjmë një paraqitje dinjitoze dhe të kënaqim tifozërinë tonë, e cila do të na ndjekë edhe në Korçë. Mendoj se me pak fat mund të arrijmë një rezultat pozitiv”, deklaroi Nikaj.

Në këtë përballje, matjanët nuk do të kenë në dispozicion Murrën, i cili vuan një pezullim të mbartur nga kampionati i kaluar. Burreli pritet të luaj me këtë formacion të mundshëm: Dani; Fetaj, Gjikolaj, Dedgjonaj, Kastrati; Hoti, Xhaka, Arango; Beçka, Xhabrahimi, Uilson.

MERKATO- Matjantë kanë prezantuar dje përforcimin e radhës, ku bëhet fjalë për një mbrojtës, të cilin klubi e ka zyrtarizaur me këtë postim “KF Burreli njofton afrimin e mbrojtësit të majtë Paolo Bianko, i cili ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me klubin tonë. Mirë se erdhe Paolo, suksese me fanellën verdheblu”!

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments