Tifozët e Atalantës kanë dërguar një mesazh të qartë për Ademola Lukman: “Magjia duhet nderuar, një tjetër gabim nuk do të justifikohet”.
Pankarta u vendos jashtë qendrës stërvitore të Zingonias, duke treguar shqetësimin e tifozëve pas tentativave të lojtarit për t’u larguar. Lukman ka qenë në qendër të thashethemeve të merkatos gjatë gjithë verës.
Tentativa e tij për t’u transferuar te Interi nuk arriti sukses, pasi Atalanta nuk donte të humbiste një tjetër yll, pas shitjes së Retegui në Arabinë Saudite.
Oferta e Interit prej 42 milionë euro plus 3 milionë euro bonus u refuzua, duke krijuar një distancë mes lojtarit dhe klubit. Tani, Lukman stërvitet i vetëm në Bergamo deri në fund të merkatos. Megjithatë, mundësia e një largimi të tij nuk është përjashtuar, pasi një ofertë nga ndonjë klub tjetër mund të shfaqet deri në mbyllje.