HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Hysen Dedja: Me Edi Martinin në pankinë, Vllaznia po kthehet në...

VIDEO/ Hysen Dedja: Me Edi Martinin në pankinë, Vllaznia po kthehet në ‘tabanin’ e saj

Mbrëmjen e djeshme ka shkelmuar topin e parë të kampionatit dhe i ka qenë një shans për Vllazninë e cila mund 2-0 kampionen në fuqi të vendit, Egnatian. Hysen Dedja është i lumtur për këtë, por nga ana tjetër shprehet shumë optimist për të ardhmen e kuqebluve teksa vlerëson shumë uljen në pankinë të një emri si Edi Martini.

“Kur mund në takimin e parë ekipin kampion në fuqi, kjo tregon shumë. E mundi me lojë dhe me të tana. Me ardhjen e Edi Martinit në pankinë, ka një ndryshim total, bile mund ta quaja se kemi të bëjmë me kthimin e futbollit shkodran në “taban”.

Më lanë përshtypje shumë të mira afrimet e bëra këtë sezon dhe sidomos, do të doja ta përmendja, Gjinin, i cili më bëri përshtypje shumë, një lojtar shumë i mirë. Një goditje taman në merkato për Vllazninë”- është shprehur Dedja.

Ndërkohë në lidhje me emocionet që përjetoi pas riveshjes së fanellës kuqeblu, ai është shprehur: “Mbrëmë pata shumë emocione, sidomos në dy momente. I pari kur vesha fanellën e Vllaznisë dhe i dyti kur nipi im më dhuroi lulet. Ishte një kënaqësi e madhe, në atë ambient tepër të bukur festiv, ashtu siç din me ba ai qytet dhe njëkohësisht falenderoj klubin për vlerësimin”.(www.shkodrasport.com)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments