HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAutogoli i Repajt, Partizani e nis me fitore kampionatin

Autogoli i Repajt, Partizani e nis me fitore kampionatin

Partizani e ka nisur me një fitore minimale sezonin e ri në Superiore. Të kuqtë e kryeqytetit triumfuan 1-0 ndaj debutuesve të Vorës.

Këta të fundit ishin të pafat, pasi u ndëshkuan nga një autogol. Në minutën e 9-të, Rrepaj devijoi topin në portën e tij, pas një ngatërrese me portierin Ruci.

Kasalla iu afrua barazimit në minutën e 25-të, por gjuajtja me kokë shkoi jashtë. I pafat ishte edhe Isgandarli në krahun tjetër, gjuajtja e të cilit në minutën e 36-të shkoi ngjitur me shtyllën.

Skuadra e Vorës tentoi golin e barazimit edhe në fraksionin e dytë, por gabuan shënjestër në disa raste.

Partizani e nis kështu me fitore, por skuadra ende nuk duket në formën më të mirë të mundshme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments